Premierë

“Lamtumira” bashkon Xhensilën, Ardianin e Noizyn

“Lamtumirë” titullohet kënga e publikuar të shtunën nga Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi e reperi Noizy.
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të këngëtares shqiptare në YouTube.

Për tekstin janë kujdesur vetë këngëtarët, të ndihmuar dhe nga J Gashi.

“Hija” ka realizuar videoklipin.

Kënga ka nxitur diskutime në rrjete sociale, pas vëmendjes që ka marrë Myrtezaj që kur nisën raportimet për ndarjen e saj nga aktori Bes Kallaku.