Haziri para mediave tha se me një grup të vogël njerëzish kanë ardhur pranë shtëpisë së Krasniqit me shpresën që të kenë mundësi ta takojnë dhe t’i shprehin mbështetjen e tyre, raporton IndeksOnline.
Ai theksoi se nuk kanë bërë thirrje publike për këtë pritje, pasi nuk kanë dashur të ndërhyjnë në protokollet e vizitës apo të shkaktojnë ndonjë tension.
“Baci Jakup ka ardhë në Kosovë, në shtëpinë e tij. Qysh është emocion për familjen e tij, është emocion edhe për neve. Kemi dëshirë ta shohim heroin tonë, njeriun që po e përfaqëson luftën e fundit të UÇK-së dinjitetshëm, dhe t’i tregojmë që nuk është vetëm”, u shpreh Haziri.
Ai shtoi se do të presin pranë shtëpisë së Krasniqit, me shpresën që të kenë mundësi ta takojnë atë.







