Albi Mall Superliga
Ballkani – Drita derbi i fundjavës që mund ta vendos fatin e kampionatit
Këtë vikend zhvillohen ndeshjet e javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e ku e gjithë vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku luhet derbi i stinorit i cili edhe mund ta vendos fatin e kampionatit.
Lideri dhe kampioni aktual i Superligës, Ballkani para tifozëve të vet e pret Dritën skuadrën rivale për titull të kampionati, shkruan Ballkani.info
Një fitore e mundshme e Ballkanit do ta “vriste” kampionatin pasi diferenca e pikëve do të shkonte në pesë pikë dhe do të ishte pothuaj e pamundur të përmbyset ajo. Në anën tjetër Drita nëse merr rezultat pozitivë atëherë fatin e kampionatit do ta kishte në duart e veta dhe vazhdimi do të ishte i ehtë për të.
Sa përket ndeshjeve tjera të kësaj fundjave, interes ngjall Malisheva – Prishtina dhe Gjilani – Feronikeli ’74. /Ballkani.info