14 aksidente trafiku në 24 orëshin e fundit

14 aksidente janë shkaktuar përgjatë 24 orëve të fundit.

Gjashtë prej tyre ishin me të lënduar, kurse tetë të tjerë pa të lënduar.

Për fat të mirë në 24 orëshin e fundit nuk ka pasur ndonjë aksident me fatalitet. Nga periudha janar deri më ditën e djeshme 16 persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve.

Policia e Kosovës ndërkohë ka shqiptuar 1 mijë e 98 tiketa trafiku në këtë 24 orësh.