Politika që ndoqi Presidenti Ibrahim Rugova bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, është ajo rrugë që Edi Rama e do Kosovën. Në një intervistë të rrallë për gazetarin, Berat Buzhala, Rama foli për shumë çështje: Draftin e Asociacionit, kryeministrin Albin Kurti, humbjen e shansit të Kosovës për në Këshillin e Evropës, e të tjera…

Për fotografinë e cila u bë virale, ku shihej se si kryeministri shqiptar Edi Rama, nuk lëviz nga vendi për ta përshëndetur kryeministrin Albin Kurti.

“Shëkputet dhe del nga realiteti dhe merr kuptime disproporcionale.

Ishte një situatë ku njerëzit lëviznin, hynin dhe dilnin, edhe nuk kishte tjetër kuptim.

Ju jeni mjeshtra të interpretimit të simbolikave apo situata 

ve të rastësishme sipas leximit apo dëshirës që keni për t’ju lexu.

Merret një gjysmë e vërtetë, kjo është tragjedia e kohës. Paraqitet si e vërtetë dhe pastaj gazetarët paraqiten para teje dhe thonë ç’ke për të thënë për këtë?”, tha Rama në intervistë për Nacionalen.