​Zv/ministrja e Ukrainës thotë se Serbia po fiton para me gjakun e ukrainasve

Pas agresionit ndaj Ukrainës, kompanitë evropiane kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por që njëjtë nuk veproi edhe Serbia.

Zëvendësministrja e parë e Punëve të Jashtme në Ukrainë, Emine Dzheppar ka thënë se teksa vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vende të tjera ndaluan fluturimet për avionët rus dhe pezulluan fluturimet në Rusi, AirSerbia ka dyfishuar fluturimet direkte për linjat ajrore për në Moskë.

Ajo teksa tha se Serbia është e vetmja në Evropë me qiell të hapur, theksoi se është e padenjë për një vend kandidat në BE të fitojë para me gjak ukrainas.

“#AirSerbia ka dyfishuar fluturimet direkte për linjat ajrore ndërsa linjat ajrore kanë pezulluar fluturimet dhe kanë mbyllur hapësirën ajrore për linjat ajrore dhe individët. Serbia është e vetmja në Evropë me qiell të hapur. Të fitosh para me gjak nuk është e denjë për një vend kandidat në BE”, ka shkruar ajo në “Twitter”.