​Vidhen aparate qumështore në Ranillug

Një person nga fshati Ranillug ka raportuar në Polici se nga persona të panjohur në një depo e cila ndodhet në objektin e ish kooperativës bujqësore janë vjedhur aparate të qumështores pronë e viktimës dhe dy personave tjerë.

Sipas viktimës vlera e dëmit të pajisjeve të vjedhura është e konsiderueshme.