Chris Stapleton

Dua Lipa në ACM Awards, surprizon për herë të parë në zhanrin ‘country’

Dua Lipa performoi me Chris Stapleton në ceremoninë e 59-të të ndarjes së çmimeve ‘Academy of Country Music Awards’, që u mbajtën brenda qendrës “Ford” në The Star në Friso.

Këngëtarja zbuloi se ishte ideja e saj për të bashkëpunuar me këngëtarin 46-vjeçar të muzikës country.

Dua tha se ideja e bashkëpunimit erdhi nga ajo.

“Ne me të vërtetë u mblodhëm dy ditë më parë për të përgatitur këtë, por kemi folur për këtë për një kohë të gjatë. Ishte ideja ime! Jam kaq fanse e Chrisit, dhe thjesht i dërgova një mesazh dhe i thashë, ‘Hej, do të donim të bënim diçka së bashku?’ Dhe kjo ndodhi”.

Ndërkaq, bashkëpunimi i dyshes u prit mirë edhe në rrjetin social Twitter nga adhuruesit e muzikës së tyre.