​Vdes një 50-vjeçar në Ferizaj, u lëndua në vendin e punës

Një person ka vdekur mesditën e sotme në Ferizaj, pas lëndimeve që ka marrë në vendin e tij të punës.

Rastin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi tha se ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te ky rast.

“Rreth orës 14:05 minuta kemi pranuar informatën se gjatë punimeve te nënkalimi i qytetit një punëtor i moshës rreth 50 vjeçare gjatë punës ka marrë lëndime në rrethana ende të panjohura. Menjëherë personin e kanë përcjellë në emergjencë, mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë nga plagët e marra”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se hetuesit policorë dhe inspektorët e punës janë në vendin e ngjarjes.

“Hetuesit policorë dhe inspektoret e punës janë në vendin e ngjarjes, duke u marrë me rastin, me qëllim të ndriçimit të rrethanave se si ka ardhur deri te ky rast.”, ka deklaruar Gashi.