​Thaçi: Edhe pas pensionimit, Orr mbetet një prej mbështetësve më të mëdhenj të Kosovës

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka takuar komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralin Timothy Orr.

Presidenti shkruan se edhe pas pensionimit, Orr mbetet një prej mbështetësve më të mëdhenj të Kosovës.Ai ka shprehur mirënjohjen e përjetshme për kontributin e Orr për modernizimin e FSK-së.

Postimi i Thaçit në Facebook Gjenerali Orr me vite të tëra iu shërbeu dy popujve dhe është personifikimi më i mirë i marrëdhënieve speciale ndërmjet Kosovës dhe IOWA-s.

Ishte gjithmonë përkrah nesh, në momentet më të veçanta për shtetin dhe popullin tonë. Edhe pas pensionimit të tij, gjenerali Orr mbetet një prej mbështetësve më të mëdhenj të Republikës së Kosovës.

I jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës!