Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur në takime të ndara ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.
Nga ky takim me Osmanin, gazetarët janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.
Ajo është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, ku mediat janë lejuar të marrin pamje nga oborri i ndërtesës së Qeverisë.







