​Mblidhet komisioni Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhet komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ky komision do të mblidhet në ora 11:00 ku do të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve.

Dëshmi para deputetëve të këtij komisioni do të jap ekipa vullnetare në Qendrën Karantinë në Prishtinë.

Po ashtu edhe mjekja e Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Vlora Hasimja do të jap dëshminë e saj si dhe infermierja Lume Sopjani.