​Grabitje me armë në zonën industriale në Shirokë

Tre persona nën kërcënimin e armëve kanë kryer një grabitje të armatosur në zonën industriale në Shirokë të Suharekës, ku kanë marrë para të metalta dhe më pas janë larguar nga ai vend.

Rastin e ka raportuar roja e objektit afarist. Sipas tij, aty kishin shkuar tre persona të panjohur njëri me armë të shkurtër, i cili viktimën e ka mbajtur nën kontroll në presion të armës, kurse dy të dyshuarit tjerë përmes një dritareje anësore kanë depërtuar brenda në objekti, ku nga një kasaforta të cilën e kanë dëmtuar kanë marrë para të metalta dhe më pas janë larguar nga ai vend.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, përderisa nuk raportohet për të lënduar.