​Gjithçka gati për pritjen shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes (FOTO)

Pas seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ku u votuan tri projektligjet që ndërlidhen me transformimin e FSK-së, organizohet pritje shtetërore nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ceremonia do të mbahet në ambientet e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke filluar nga ora 17:00.