Futboll

Zyrtare: Leart Emini i bashkohet Drenicës

Skuadra e Drenicës ka bërë përforcimin e parë në afatin kalimtar të janarit duke e angazhuar futbollistin e njohur Leart Emini.

Drenica në në vjeshtë nuk ishte se kaloi shumë mirë ka bërë një organizim në klub dhe tash ka nisur edhe me risi me synime që sa më shpejt të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.

Njoftimi i plotë i KF Drenica:

Learit Emini perforcimi i parë i ekipit

Klubi futbollistik ‘Drenica’ me kënaqësi njoftojmë opinionin sportiv se kemi arritur marrëveshje me futbollistin me pervojë Leart Emini.

Sulmuesi kembëshpejtë ka shumë ndeshje në ‘këmbët’ dhe drejtuesit e klubit kanë vlerësuar se kualiteti dhe pervoja e tij do t’i sherbejë ekipit andaj dhe është angazhuar.

Emini ka  qenë futbollistë i shumë skuadrave kosovare si Vushtrria, Hajvalia, Besa, Llapi, Trepca 89, Flamurtari, Prishtina e së fundmi FC Suhareka  , tek kjo e fundit thuajse të gjitha ndeshjet është paraqitur si titullar duke shënuar 3 gola dhe ka një asist.

Emini do të jetë pjesë e Drenicës deri në fund të këtij edicioni.

Klubi po punon vazhdimisht për afrimin edhe të lojtarëve tjerë, por jo vetëm, pasi drejtuesit e klubit janë të angazhuar që FC Drenica të këtë pamje krejtësisht ndryshe në vazhdim duke bërë ndryshime pozitive në shumë segmente. /Ballkani.info