Foto

Xhensila Myrtezaj “djeg” rrjetin me imazhet e saj provokuese

Xhensila Myrtezaj është një emër tejet i përfolur dhe shumë i dashur për publikun.

Ajo ka rritur që me hitet e saj të panumërta të fitojë dashurinë dhe pëlqimin e shumë adhuruesve.

Së fundmi, ajo ka udhëtuar për në Danimarkë për të mbajtur një koncert, derisa ka publikuar edhe disa imazhe ku shfaqej tejet joshëse.

Xhensila kishte veshur një minifund dhe një xhaketë të shkurtër lëkure, veshjen të cilën e kishte kombinuar me një palë çizme.

Ajo me këtë veshje ekspozoi linjat e saj të përkryera, përfshirë edhe barkun e sheshtë që binte shumë në sy. /Telegrafi/

Foto: Xhensila Myrtezaj / Instagram
Foto: Xhensila Myrtezaj / Instagram
Foto: Xhensila Myrtezaj / Instagram