Vesel Gashi

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka mbetur i lënduar një person

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka treguar se personi është duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Bëhet fjalë për vetaksident në qendër të Prizrenit, një person ka humbur kontrollin gjatë vozitjes së veturës dhe ka përfunduar duke goditur e anësorësit, mbrojtësit e betoni dhe më pas ka goditur edhe një pemë”, ka thënë ai.