Foto

Përfundoi duke e goditur pemën në qendër të Prizrenit, publikohen pamje të vetaksidentit

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka treguar se personi është duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“RTV BESA”, media lokale në Prizren ka publikuar fotografi nga ky vetaksident.