Xherdan Shaqiri

Zbulohet pse Shaqiri nuk u aktivizua te Zvicra

Zvicra të shtunën ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Hungarisë me rezultatin 3:1, duke filluar me fitore kampanjën e fazës së grupeve në Evropianin “Gjermania 2024”.

Befasia më e madhe ishte mosinkuadrimi i Xherdan Shaqirit në lojë. Të dielën ndihmëstrajneri i Zvicrës, Giorgio Contini, ka zbuluar arsyen se pse Shaqiri nuk u aktivizua fare.

“Dje ndeshja ishte e tillë që na duhej të bënim shumë punë në mbrojtje, në prapavijë. Kjo është arsyeja pse zëvendësimet shkuan në këtë drejtim. Xherdani ka cilësitë e tij dhe ne do t’i përdorim ato kur të nevojiten, si me të gjithë lojtarët”, u shpreh Contini.

Zvicra më 19 qershor do të takohet me Skocinë, ndërsa me Gjermaninë do të përballet më 23 qershor.