Vonohet ndërtimi i rrugës në Podujevë, ankohen qytetarët

Qytetarët e opozita po ankohen për vonimin e rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Komuna thotë se ka kohë në ndërtimin e saj, raporton T7

Ka një vit që kjo rrugë ka filluar të ndërtohet. Por punimet në të këtu në afërsi të sheshit “Zahir Pajaziti” në Podujeve po vazhdojnë akoma.

Zvarritjet në finalizimin e këtij projekti kanë nervozuar qyetarët llapjanë.
Madje ata po thonë se rrugët po prishen nga dy tre herë.

Pos tjerash, kjo po ndikon edhe në dëmtimin e buxhetit të komunës.

Ani pse qytetarët po akuzojnë qeverisjen lokale se po i bënë këto vonesa të ndërtimit të rrugëve për poenë politik, zyrtarë komunalë kanë thënë që një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

E zyrtarë komunal të kësaj komune kanë thënë se ndërtimi i kësaj rruge pritet të përfundoj brenda këtij viti.Gjithashtu edhe zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, po shkon me ritëm të ngadalshëm.

Qytetarët shprehet të zhgënjyer me ritmin e punimeve në këtë magjistrale që lidh Podujevën me Prishtinën.