Van Damme e takon në Prishtinë mikun e vjetër kosovar që dikur e kishte truproje

Ikona e filmave aksion, Jean-Claude Van Damme është duke qëndruar në Kosovë ku mori pjesë në hapjen solemne të dyqanit prestigjioz, “zeropozitive.shop” në PrishtinaMall.

Fytyra të njohura publike janë takuar me të duke shpërndarë fotografi në rrjetet sociale.

Viktor Hoxha, truproja dhe miku i dikurshëm i Van Damme-it është takuar më aktorin pas 25 vitesh në Kosovë.

Hoxha përmes një postimi në facebook kujtoi kohën e takimit në Belgjikë ku tha se “bisedat e shumta të para 25 viteve nuk i ka harruar, dhe sot e vazhduam aty ku i kemi lënë, atëherë, atë kohë”.

“Duke i njohur mirë protokollet e vizitave të artistëve nuk deshta të ndërhyj e të turrem për takim, krejt kjo në shenjë respekti, por ja që miqt si ky nuk të harrojnë, dhe sot më ftoj në takim e me shumë kënaqësi e vizitova dhe rikujtuam e biseduam po ato muhabete që i diskutonim në vitin 1998, por sot në një ambient ndryshe, dhe i kënaqur që në vendin tim”, ka shkruar ai.