Incizimi

“Unë veç e kam dëgju”: E pavërteta tjetër e Mimoza Kusarit një vit më parë për bisedën me Radoiçiqin

Publikimi i djeshëm nga gazeta Nacionale ku dëshmohet biseda direkte mes Mimoza Kusari-Lilës dhe kryekriminelit Milan Radoiçiq, vazhdon të diskutohet.

Megjithatë, është një tjetër intervistës e shefes së grupit parlamentar të VV-së një vit më parë, e cila ishte e sigurt se vet nuk ka biseduar direkt me Radoiçiqin.

Madje, në intervistën në ATV, Kusari-Lila paralajmëronte padi për gazetarin Berat Buzhala, padi për të cilën sot e asaj dite nuk dihet çka ka ndodhur.

Në këtë intervistë, shefja e grupit parlamentar të pushtetit, para 1 viti, thoshte se biseda kishte qenë e imponuar. Në inicizimin e djeshëm nuk shihet kurrfarë imponimi.

“Nuk është e vërtetë. Qëndroj pas asaj që kam thënë. Unë nuk ka pasur komunikim asnjëherë me të në kuptimin e marrjes së çfarëdo konfirmimi, i vetmi rast është që e kam përmend në incizimin e djeshëm, një bisedë, imponim me dëgju që Slavko e bën në zyrë, që ishte pjesë e një plani të tyre bashkë me ata që po i publikojnë”, deklaronte ajo në ATV.

Kusari-Lila insistonte se vetëm për 3 minuta e ka dëgjuar Radoiçiqin duke u ankuar. Edhe kjo në inicizimet e djeshme konfirmohet e pavërtetë. Kusari-Lila flet në gjuhën serbe direkt me Radoiçiqin, madje ky i fundit edhe me terma përkëdhelës.

“Ajo që po propagandohet përfshirë atë material, e kontestoi me çdo gjë të mundshme dhe e sfidoj secilin. Mund të konfirmoj me krejt vërtetësinë që sonte jam në studio te ti, që nuk ka asnjë bisedë tjetër përveç asaj që e kemi dokumentar, konfirmuar atë 3-minutëshin që e kam dëgjuar Radoiçiqin duke u ankuar për zvogëlimin e hapësirës për të qëndruar në Kosovë, as edhe një tjetër të vetme”, deklaronte ajo.

Ajo paralajmëronte edhe padi. Madje, akuzonte për keqpërdorim të fjalës së lirë.

“Sot biseda e lëshuar që e kam dëgjuar për dallim prej asaj mbrëmë, e kam kuptuar që sot përveç se është e prerë, përbën edhe interpretime dhe komente të vazhdueshme të Berat Buzhalës për të cilat do të ballafaqohemi në gjyq. Incizimi është i paautorizuar, mosmarrja e asnjë konfirmimi nga unë për këto inicizime nga Berat Buzhala, komentet, nxitja dhe fyerja. Keqpërdorimi i fjalës së lirë, duke filluar gjatë asaj që komenton”, thoshte ajo.

Madje, Kusari-Lila e bindur, bënte thirrje që secili që i gjen vetëm dy biseda të saj me Radoiçiqin, duhet t’i publikojë.

“Komunikimin e tij në zyrë kur flet nëse ato kanë inicizme autoktone, kanë mujt me thanë në tog-fjalësh që e përmend. Jo Berat Buzhalën, Slavkon e Milanin, që pretendon se ka pasur 5 biseda, e ftoj 2 le t’i qesin nëse kanë , me krejt përgjegjësinë e fjalës publike”, thoshte ajo.

Nacionale dje publikoi bisedën e Kusari-Lilës e cila e demanton komplet atë që ajo kishte thënë 1 vit më parë.

Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.

“Kolege, kemi ardhur te Milani, dëgjohu me të”, i thotë Simiq deputetes së VV-së.

“Në rregull”, ia kthen Kusari-Lila.

“Alo, (vendase) zemlajke, a po nihemi?”, e pyet Milan Radojçiqi.

“Po, po të dëgjoj”, ia kthen Kusari-Lila.

Radojçiq: “Qysh je? Qysh po kalon?

Kusari-Lila: “Qe, qe në Kuvend i kam pasur disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi”.

Sekuencën e bisedës e cila besohet se është zhvilluar në qershor të vitit 2022, e ka publikuar Nacionale.

Biseda ishte zhvilluar në kohën kur Milan Radojçiqi ishte përfshirë në Listën e Zezë.

Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe. Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.

“…Në të cilin gjatë bisedës Sllavko, ne…e thërret, e lëshon në speaker phone. Ai flet shqip”.