Euro 2024

Uli kokën te goli i Barrela-s! Komentet e shumta dhe kritikat  bëjnë që Elseid Hysaj t’i mbyllë rrjetet sociale

Elseid Hysaj ishte protagonist negativ i ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Italisë. Një lojtar që gjithmonë është kritikuar për perforamancat e tij, por përballja e djeshme ishte e një rëndësie tjetër.

Në golin e dytë të Barrela, me topin që fluturoi në drejtim të rrjetës, shkodrani zgjodhi që të ulte kokën dhe të lejonte topin që të shkonte në portë, ku më pas mbërriti goli.

Pas komenteve të shumta të shqiptarëve, Hysaj ka zgjedhur që të mbyll rrjetet sociale përkohësisht.

Uli kokën te goli i Barrela-s! Komentet e shumta dhe kritikat  bëjnë që Elseid Hysaj t’i mbyllë rrjetet sociale. /GazetaSport