Para ndeshjes

Tifozët serbë nisen drejt stadiumit, anglezët brohorisnin “Shqipëria, Shqipëria”

Tifozët e Serbisë janë drejtuar në një kolonë drejt stadiumit “Veltins Arena”, ku sonte i pret starti i Kampionatit Evropian ndaj Anglisë.

Sipas mediave serbe, tifozët anglezë u kanë brohoritur atyre “Albania, Albania” (Shqipëria, Shqipëria), transmeton Ballkani.info.

Ata u kundërpërgjigjën kundërshtarëve të tyre sonte dhe brohoritën “Skocia, Skocia” si dhe “F*ck you England”.

Shikoni një video të kortezhit të tyre këtu.

Ndeshja Serbi – Angli është caktuar për sonte me fillim nga ora 21:00. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: