Thirrja e pazakontë e politikanit danez: Pasi të masturboni, votoni për mua

Një politikan danez ka bërë një veprim të papritur, kur vendosi që fushatën e tij ta bëjë edhe në rubrikën e reklamave në uebsajtin pornografik, Pornhub.

Joachim B. Olsen, kandidat i Partisë Liberale, i cili po garon në garën për parlamentin kombëtar të Danimarkës, morri vëmendje ndërkombëtare me reklamën e tij, në të cilën shkruhet: Kur të përfundoni së masturbuari, votoni për Jokken!, raporton Euronews.

“Po, unë jam ai në Pornhub” e konfirmoi Olsen në llogarinë e tij në Facebook.

Ai nuk iu përgjigj pyetjeve tjera që i erdhën në komente, por ai në postimin e tij shkroi që “shpreson që t’i bëjë njerëzit të qeshin” me një reklamë të pazakonshme.

Kampanja e tij kryesisht zhvillohet në mediat sociale, e ku në të shumtën e rasteve, ai bën postime satirike.