Danilo Vuçiq

Tenton të rrihet me anglezët – raportohet se edhe djali i Vuçiq ishte pjesë e huliganëve serbë në Gjermani

Një përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë ndodhi në Gelsenkirchen të Gjermanisë, aty ku pas pak do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë.

Përleshja ishte mjaft e madhe, me tavolina, karrike e shishe qelqi që fluturonin në rrugë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërejtur se në përleshjen e tifozëve ka dashur të marrë pjesë edhe Danilo Vuçiq, djali i madh i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai njihet për huliganizëm dhe provokime të shpeshta ndaj Kosovës.

Në video shihet se ai tentoi të përfshihet në konflikt, por sigurimi që e shoqëron si djali i presidentit e pengon atë që ta bëjë këtë.