Suedia dëbon pesë diplomatë rusë

Suedia planifikon të dëbojë 5 diplomatë rusë, tha sot ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström.

“Suedia thirri ambasadorin e Rusisë dhe e informoi atë se pesë personave të punësuar nga ambasada u është kërkuar të largohen nga vendi si rezultat i aktiviteteve që nuk janë në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike,” tha Billstrom, sipas SVT.

Stokholmi kishte dëbuar tre diplomatë rusë prillin e kaluar, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, Norvegjia tha se do të dëbonte 15 zyrtarë të ambasadës ruse, të cilët, sipas ministrisë së jashtme të Norvegjisë, ishin zyrtarë të inteligjencës që vepronin nën maskën e posteve diplomatike.