Sot mblidhet KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se do të diskutohet për shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për regjistrimin e tri subjekteve politike.
Këto do të jenë pikat e rendit të ditës:
1. Hyrje
Znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;
3. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC):
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike Iniciativa Balli.
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike Bošnjačka Stranka.
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike Kosova Adalet Türk Partisi.
4. Formimi i Këshillave të KQZ-së;
5. Të ndryshme;