Shoferët e Trafikut Urban gati sa nuk rrihen ndërmjet vete, bllokohet rruga në Prishtinë (VIDEO)

Sot gjatë ditës ka ndodhur një mosmarrëveshje midis shoferëve të Trafikut Urban në Prishtinë.

Klan Kosova ka siguruar një video ku mund të vërehet se njëri autobus i ka bllokuar rrugën autobusit tjetër.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj mosmarrëveshjeje, por kalimtarët e rastit e kanë dëgjuar njërin prej shoferëve duke thënë “Mos gabo të vish mbrapa”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=34&v=VHQ5IjYL_tA