Josip Juratoviq

Serbia ka gjithnjë e më pak shanse të anëtarësohet në BE, thotë deputeti gjerman

Josip Juratoviq, kryetar i Komisionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin e Gjermanisë (Bundestag) nga radhët e socialdemokratëve gjermanë (SPD), pohoi në një përgjigje për European Western Balkans se për shkak të politikës aktuale të Serbisë dhe forcimit të së djathtës ekstreme në kontinent, shteti serb ka gjithnjë e më pak shanse të anëtarësohet në BE.

“Në përgjithësi, falë politikës aktuale të Serbisë dhe, në anën tjetër, forcimit të së djathtës ekstreme brenda BE-së, Serbia ka gjithnjë e më pak shanse për t’u anëtarësuar në BE, diçka që padyshim u shkon për shtati autoriteteve në Serbi”, theksoi Juratoviç, derisa shtoi se ajo që është e rëndësishme në këtë fazë është që e djathta ekstreme të qëndrojë jashtë rrezes së pushtetit.