Selimi: E pakuptimtë neglizhenca e Drejtorisë së Urbanizmit në Prishtinë në raport me 30 kompani

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar ndaj neglizhencës së Drejtorisë së Urbanizmit në raport me tridhjetë kompani që kanë mbetur në pritje edhe pas plotësimit të kushteve.

Selimi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se beson që kjo është vetëm neglizhencë dhe jo diçka më shumë.

“Është e çuditshme neglizhenca e drejtorisë së Urbanizmit në Kryeqytet, ku edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve mbi 30 kompani mbesin në pritje. Kjo pritje shkakton dëm të madh ekonomik. Arsyet e kësaj vonese dua të besoj që janë vetëm neglizhencë e jo diçka më shumë”, ka shkruar Selimi.