Premierliga

Arsenali mposht Wolvesin, kthehet lider në Premier League

Arsenali është rikthyer në krye të tabelës në Premier Leaguen angleze, pasi ka mposhtur Wolvesin si mysafir në xhiron e 34-t të shtunën.

Golin e parë për “Topçinjtë” në fitoren 2:0 e shënoi Leandro Trossard në minutën e fundit të pjesës së parë. E në fund të ndeshjes realizoi edhe Martin Odegaard.

Arsenali mori kreun në tabelë, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund. Ekipi i Mikel Artetas i ka 74 pikë të tubuara, një më shumë se Manchester City dhe tri më shumë se Liverpooli që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fitorja e Arsenalit vjen pak ditë pas eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Bayerni.