Publikoi video kinse po “gatuante” karkaleca gjersa skara nuk ishte as e ndezur – Dua Lipa kryqëzohet nga komentuesit për mashtrim

Fansat e Dua Lipës kanë vënë re një gabim të madh që këngëtarja ka bërë teksa ka ‘gatuar’ karkaleca gjatë një feste.

Interpretuesja e hitit “IDGAF”, dukej e pabesueshme teksa shfaqte figurën e saj sensacionale të trupit e veshur me një minifustan të kuq pa rripa, ndërsa qëndronte mbi një skarë.

Me një pjatë me misër tashmë të gatuar, Dua u pa duke mbajtur një palë darë kuzhine ndërsa i rrotullonte karkalecat në skarë, shkruan DailyMail.

Dua i kishte mbështjellë flokët e saj të zeza poshtë një shamie, gjersa kishte vendosur edhe një gjerdan të trashë prej ari.

Fansat shkuan shpejt në seksionin e komenteve për të pohuar se videoja ishte ‘inskenuar’ keq për Instagran dhe se ‘skara nuk ishte as e ndezur’.

Njëri shkroi: “As nuk duket sikur ka zjarr nën të. Ata vërtet mund ta kishin vënë në skenë më mirë”.

Një tjetër shkroi: “Të rrokullisësh një karkalec që as nuk gatuhet, çmenduri”.

Një i tretë bëri shaka: “Bëj një video tek unë duke i pjekur në skarë këto karkaleca”.

“Skara nuk është as e ndezur!”, shkroi një tjetër komentues.

Videoja vjen pasi Dua hodhi hapin e radhës në lidhjen e saj me Romain Gavras teksa e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë në Ibiza të martën.

Ajo dhe i dashuri i saj, 42 vjeçar, shijuan një darkë nën dritën e hënës në restorantin “Juntos House”, ku atyre iu bashkuan nëna e Duas, Anesa dhe babai Dukagjin.

Dua dukej e bujshme pasi kishte veshur një fustan të bardhë të stilit midi pa mëngë që theksonte figurën e saj të pabesueshme të trupit.

Romain, i cili është një regjisor, ishte i veshur me një këmishë të gjelbër të errët, ndërsa kishte gjithashtu një fashë të mbështjellë rreth njërit prej gishtave.

Dua gëzon një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e saj dhe shpesh publikon fotografi me ta në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptare është më e madhja e tre fëmijëve, pasi Anesa dhe Dukagjin kanë edhe vajzën Rina, 22 vjeçe dhe djalin Gjin, 17 vjeç.

Prindërit e saj jetuan nëpër Kosovë dhe Bosnje deri në vitin 1992 kur u transferuan në Londër përfundimisht pas fillimit të Luftës së Bosnjës.