Zvicër

Osmani takon Zv/Presidenten Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane

Më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në takimet e samitit për paqe për Ukrainën në Lucern, Zvicër.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në këtë samit ka pasur takime me homologë nga vende të ndryshme të botës.

Së fundmi Osmani u takua me Zv/Presidenten amerikane, Kamala Harris.

“I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme”, ka shkruar Osmani në Facebook duke bashkangjitur një fotografi të takimit.

Osmani sot është pritur edhe nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.