Dyshja e famshme

Noizy dhe Era Istrefi sjellin këngën e re “Ama”

Noizy dhe Era Istrefi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Artistët shqiptarë kanë publikuar këngën e re “Ama”, të kompletuar edhe me videoklip.

Këngëtarët e njohur vijnë me një paraqitje atraktive e në disa skena mjaft eksplicite.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vetë ata me producim nga EngliVersal.

Për producimin e videos vlen të ceket se u përkujdes, Hija Music Videos.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo këngë ritmike e me klip veror tanimë ndodhet edhe në platformën YouTube.

Nuk ka dyshim se ky do të jetë një nga hitet e verës 2024 që do të dëgjohet kudo.