Normalizohet gjendja edhe në ​UP, nga e hëna nis procesi i provimeve

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se janë pajtuar që nga e hëna të fillojë procesi i organizimit të provimeve.

Sipas UP-së, në mbledhjen e mbajtur sot, diskutoi çështjen e organizimit të afatit të provimeve të janarit në njësitë akademike të UP-së.

“Senatorët u pajtuan që nga e hëna të filloj procesi i organizimit të provimeve si në afatet kohore në vijim SEMS-i për paraqitje të provimeve do të jetë i hapur në datat 4 dhe 5 shkurt 2019; datat e mbajtjes së provimeve: 6 shkurt 2019 deri me 28 shkurt 2019 (përjashtim nga këto data bëjnë ditët e festave zyrtare). Si rrjedhojë e kësaj, obligohen dekanët e njësive akademike që të riorganizojnë datat e provimeve për javët e humbura, sipas specifikave të njësive përkatëse”, thuhet në komunikën e UP-së.

Po ashtu, është informuar se semestri veror për vitin akademik 2018-2019 në UP fillon me datë 25 shkurt.