Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e ditës: 13 mars 2023

08:20
Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në New York do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi, për mbështetjen e zbatimit të Strategjisë së Energjisë. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38)

10:00
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, organizojnë tryezën me temën “Ndikimi i shërbimeve sociale tek qytetarët në nevojë”. (Hotel “International Prishtina”)

10:00
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mban konferencën me temën “Një dekadë e gjysmë nga decentralizimi – Momentet kyçe dhe perspektiva”. (Klan Arena)

10:00
Republikanët e Kosovës (REK) mbajnë konferencë për medie, në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, me moton “Zajednica – Kali Trojan “Serbia”. Merr pjesë dhe Nikola Sanduloviç, kryetar i Republikanëve të Serbisë. (Hotel “4 Points by Sharaton”, Marigona Residence, Prishtinë)

10:30
Një grup i specializantëve protestojnë për shkak të anulimit të kujdestarive shtesë nga ana e ShSKUK-së. (Para Administratës së ShSKUK-së)

11:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

12:00
Hapet ekspozita me fotografi nga Betim Bregovina, me titull “Të dua”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, Prishtinë)