BBVA

“Hiqi duart nga aty”, Romeo Veshaj e vë në siklet Heidin teksa po qëndronin të shtrirë së bashku në oborr

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre në Big Brother VIP Albania.

Ata po kalojnë momente të bukura së bashku, ndonëse kanë pasur herë pas here edhe përplasje me njëri-tjetrin.

Prezantuesi së fundmi e ka vënë në siklet partneren e tij duke e ngacmuar derisa po qëndronin së bashku në oborr.

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti ka qenë i shtrirë derisa në një moment, ai tha: “Çfarë po bën, hiqi duart nga aty”.

Ata më pas qeshën duke e kthyer situatën në një formë tjetër, ndonëse Heidi u skuq.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shaka shaka”, tha më tej Romeo.

Të njëjtit janë në nominim dhe të shtunën njëri nga ta do të shkojë direkt në finale.