BE

Mimoza Kusari i reagon Peter Stanos pas deklaratës për masat: A ka kredibilitet ai?

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila, tha se është pyetur nga gazetarët sot për deklaratën e zëdhënësit të BE’së, Peter Stano, se për heqjen e masave ndaj Kosovës vendosin vendet anëtare e jo politikanët e Kosovës.

Ajo në “Pressing” të T7 pyeti se a ka kredibilitet ai.

Kusari- Lila shtoi se nuk ka eskalim të situatës në veri.

“A ka mas pari kredibilitet si deklaratë, si e tillë?! Nuk ka aspak kredibilitet. Po është zëdhënës i BE’së, por si mundet me iu referu veprimeve ose kërkesave legjitime jo veç të kryeministrit, por në këtë kërkesë [pajtohet] krejt spektri politik në Kosovë. Me aq sa po dëgjoj, nëse e thonë të njëjtën edhe në takime, e thonë edhe partitë opozitare, i kërkojnë BE’së heqjen e masave. A ka eskalim të situatës në veri, nuk ka. Të njëjtat veprime të cilat janë vendos masat, për hyrjen e kryetarëve në veri, rrjedhimisht provokimin siç e kanë quajtur ata dhe eskalimin e situatës, sot i ki dy kryetarët e një partie tjetër që kanë shku në zyret e tyre se në atë kohë thonin ‘jo nuk shkojmë se punojmë prej këtu derisa të zgjidhen disa cështje’. U përmbyll kjo pjesë, nuk ka prezencë të tillë të njësive speciale, as të KFOR’it aty. Çka tjetër duhet të bëjë Kosova?”, tha ajo.