Nga Putin te Bolsonaro, kush janë udhëheqësit që nuk “shkulen” nga karrigia e pushtetit

Nga Stephen Collinson, CNN

Jo të gjithë janë si George Uashington, i cili e dinte se kur duhet të dorëzonte pushtetin. Shumë liderë anembanë botës e kanë jashtëzakonisht të vështirë të largohen nga froni dhe sigurisht që duhet të mësojnë pak nga përulësia e presidentit  amerikan.

Ky fenomen ka ekzistuar gjithmonë, por duket se po rritet edhe më shumë gjatë kohëve të fundit. Disa nuk kanë dëshirë të largohen, ndërsa të tjerët po luftojnë dëshpërimisht për të rifituar pushtetin që kishin dikur.

Rezultati sot janë regjimet autoritare si ato të Rusisë dhe Kinës, ku udhëheqësit duket se e vënë narcisizmin e tyre mbi interesin kombëtar.

“Me siguri do të më duhet të kandidoj përsëri,” u tha ish-presidenti Donald Trump mbështetësve.

Boris Johnson (dikur i cilësuar si “Trump i Britanisë”) sapo bëri përpjekjen e tij për tu rikthyer në pushtet dhe dështoi, megjithëse kushdo që mendon se ka hequr dorë nga imitimi i heroit të tij Winston Churchill, i cili u kthye si kryeministër gjashtë vite pas humbjes së tij në zgjedhjet e 1945-ës,  padyshim gabohet, raporton abcnews.al.

Demokracia po mbahet në një fije në Brazil, ku presidenti Jair Bolsonaro la të nënkuptohet se ai mund të mos pranojë humbjen për një mandat të dytë në balotazhin e fundjavës.

Kundërshtari i tij Luiz Inacio da Silva, ish-presidenti dy herë i njohur si “Lula”, rikthimi i të cilit në qendër të vëmendjes erdhi gjithashtu përmes një dënimi me burg (i cili më vonë u rrëzua).

Disa nga ata që janë rikthyer në pushtet kanë qenë në skenën botërore që nga vitet 1990.

Në Itali, tre herë ish-kryeministri Silvio Berlusconi u rikthye në parlament pas një skandali të mashtrimit fiskal, megjithëse përpjekja e tij për të luajtur rolin e rregullatorit në bisedimet e koalicionit u prish pasi u mbrojti miqësinë me mikun e tij të vjetër, presidentin rus, Vladimir Putin.

Një tjetër lider i prirur për skandale që përpiqet të rimarrë lavditë e së kaluarës është Benjamin Netanyahu, i cili shërbeu si kryeministër për aq kohë sa u cilësua si “Mbreti Bibi”. Ai po kryeson në sondazhe përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Izraelit të martën e ardhshme.

Natyrisht, do të ketë gjithmonë një alternativë për rikthimin në pushtet: Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë në pushtet që nga 31 dhjetori 1999 – edhe pse atij iu desh të bënte një hile në të cilën ai u bë kryeministër për disa vite, përpara se të merrte sërish fronin si president, raporton abcnews.al.

Ai tani ka siguruar të drejtën kushtetuese për pushtet deri 2036.

Dhe në Kinë, Xi Jinping sapo ka siguruar një mandat të tretë në pushtet. I rraskapitur pas dy mandatesh dhe i zhgënjyer me politikën e hidhur e partizane, George Uashington hodhi poshtë mundësinë e një mandati të tretë në detyrë në Shtetet e Bashkuara të atëhershme në 1796.

Ai u tha amerikanëve se ishte “i bindur, çfarëdo koncepti që mund të kishit për shërbimet e mia, se në rrethanat aktuale të vendit tonë nuk do të kundërshtoni vendosmërinë time për të dalë në pension.’

Këto nuk janë fjalë që dëgjohen shpesh këto ditë, thekson CNN, i cili megjithatë shmang t’i referohet Rexhep Tajip Erdogan, sundimtarit të Turqisë që nga viti 2001.