Nënshkruhet marrëveshja sektoriale me sindikatën e kontrollorëve të trafikut ajror

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini, ka nënshkruar Marrëveshjen Sektoriale me Sindikatën e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON).

Nënshkrimi i Marrëveshjes Sektoriale ka ardhur pas një pune dhe diskutimeve me përfaqësuesit e SINKON, përkatësisht Kryetarin e kësaj të fundit Artan Hasani dhe ka për qëllim përcaktimin dhe rregullimin më të qartë dhe më të detajuar të të drejtave, përgjegjësive dhe detyrimeve të palëve nënshkruese.

Po ashtu, me këtë marrëveshje, avancohen të drejtat dhe beneficionet e Kontrollorëve të Trafikut Ajror në aspektin social.

Me këtë rast, Drejtori Nuredini, falënderoj menaxhmentin e ASHNA-së si dhe përfaqësuesit e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, në ofrimin e shërbimit të operimeve sa më cilësore dhe të sigurta. “Me këtë Marrëveshje, synojmë përmirësimin e kushteve në aspektin social të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, për shkak të punëve specifike dhe përgjegjësive që bartë në vete ky profesion”, u shprehë Nuredini.

Nga ana tjetër, Kryetari i SINKON Artan Hasani, falënderoj menaxhmentin e ASHNA-së e në veçanti Drejtorin Nuredini, për përkrahjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për t`i përmbushur kërkesat e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, në mënyrë që këta të fundit të ofrojnë më të mirën e tyre, në ofrimin e shërbimeve të trafikut ajror.