Maqedonia e Veriut

Mickoski bën zëvendës të tij serbin që ka qëndrime anti-shqiptare e që tallet me Srebrenicën, Kosovën e konsideron “pjesë të Serbisë”

Kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq, aktualisht deputet, por i cili pritet të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër në koalicionin qeverisës në mes të VMRO-së dhe VLEN-it ka pretenduar se po vazhdon “shtypja e serbëve në Kosovë” dhe se dhuna po përshkallëzohet.

“Lavdi e përjetshme popullit serb që me gjithë terrorin e paparë, mbijeton në djepin serb dhe nuk i lë vatrat e tij shekullore përballë bishave të egra të Kurtit dhe dragonjve ndërkombëtarë. Le t’u mjaftojnë ngjarjet e fundit si një paralajmërim se çdo e shtënë në Kosovë është një e shtënë paqeje dhe ata nuk kanë arritur të dënojnë ose të paktën të tmerrohen nga shumë të shtëna”, tha i në një deklaratë me shkrim.

Tutje në deklarimin e tij, Stoillkoviq ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare se “po abuzon me popullin serb”, duke shtuar se “është gjithnjë e më e qartë se qëllimi i tyre është t’i dëbojnë serbët dhe se paqja pa serbët është historia e tyre kryesore”.

“Në të njëjtën kohë, ata harrojnë se asnjë okupim nuk ka zgjatur përgjithmonë, kështu që as ky”, potencoi ai.

Stoillkoviq, i njohur për qëndrime anti-shqiptare, i cili Kosovën e konsideron “pjesë të Serbisë” siç raportojnë mediat në RMV në koalicionin qeverisës në mes të VMRO-së dhe VLEN-it do të jetë do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive.

Ndryshe, ndaj Stoillkoviqit, dy subjekte boshnjake të vendit, Bashkimi Demokratik Boshnjak dhe shoqata Këshillit Nacional Boshnjak kanë ngritur kallëzim penal për mohimin dhe talljen e gjenocidit në Srebrenicë.

Ministria që pritet ta drejtojë Stoillkoviqi deri më tani është drejtuar nga Artan Grubi. Kjo ministri ka për obligim që të kujdeset për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, kornizë që nga viti 2001 rregullon marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.