Leposaviq

Mediat në veri e bëjnë lajm shpërthimin e një poçi në tualetin e Komunës së Leposaviqit, Elshani: Aksidentale

Një poç elektrik shpërtheu mbrëmë në tualetin e Komunës së Leposaviqit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut tha se incidenti ishte i vogël dhe se nuk është shkaktuar ndonjë dëm, pasi Policia dhe zjarrëfikësit dolën shkuan shpejt në vendin e ngjarjes.

“Ia ka nise me u djegë kahpak, por u ndal”, tha Elshani.

“Sigurisht ka qenë aksidentale”, shtoi ai.

Policia nuk ka hapur rast për këtë.