Mediat angleze: Pas kërcënimeve dhe fyerjeve në rrjetet sociale, gruaja e Granit Xhakës e bën privat profilin në Instagram

Gruaja e Granit Xhaka është detyruar ta ndryshojë intimitetin e saj në Instagram pasi ka pranuar kërcënime dhe fjalë fyese nga tifozët e Arsenalit në rrjetet sociale.

E gjitha kjo vjen pasi futbollisti shqiptar pati një zënkë me tifozët dhe një sjellje të pahijshme gjatë ndeshjes së fundit të Arsenalit me Crystal Palace të dielën.

Mesfushori tani mund të hiqet nga roli i kapitenin, pasi raportohet se nuk pranoi të lëshojë një kërkim-falje për tifozët, shkruan Metro.Co.Uk.

Heshtja e tij ka shërbyer vetëm për të acaruar zemërimin midis mbështetësve dhe zemërimi i tyre është përhapur në rrjetet sociale.

Gruaja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, ka përjetuar njëfarë zemërimi dhe vendosi që profilin e saj në Instagram ta bënte privat për shkak të nivelit të abuzimit dhe fyerjeve të shumta.

Lekaj ka mbi 202,000 ndjekës të konsiderueshëm dhe më parë kishte një llogari ‘publike’ përpara se të fillonte abuzimi dhe kërcënimet.

loading…