Lufta në Ukrainë

Mbi 20 të plagosur nga një sulm me raketa ruse në Poltava të Ukrainës

Është raportuar për një sulm me raketa ruse në Poltava të Ukrainës.

Guvernatori rajonal i Poltavës, Filip Pronin ka bërë të ditur se 22 persona kanë pësuar lëndime nga ky sulm, shkruan Sky News.

“Tre fëmijë ishin në mesin e të plagosurve”, ka bërë të ditur Filip Pronin.

Gjithashtu është bërë e ditur se është shkaktuar ndërprerja e energjisë elektrike për më shumë se 55 mijë konsumatorë.