Juristi Ehat Miftaraj, ka reaguar sërish pas rrëzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme nga Gjykata Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se një Ministër i Drejtësisë ose Kryeministër ose shef i grupit parlamentar të partisë në pushtet, të cilit/cilëve iu rrëzohen krejt ligjet kryesore në fushën e drejtësisë, me pas pak moral dhe etike, jep/japin dorëheqje.

Postimi i plotë:

E fundit per sot.

Nje Minister i Drejtesise ose Kryeminister ose shef i grupit parlamentar te partise ne pushtet, te cilit/cileve iu rrëzohen krejte ligjet kryesore ne fushen e drejtesise, me pas pak moral dhe etike, jep/japin doreheqje.

Nuk keni as kompetence e as vullnet me ba kete shtet, nje vend ku sundon ligji.