Kylian Mbappe

Mbappe merr vendimin për të ardhmen e tij

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Kylian Mbappe tani e ka informuar Paris Saint-Germain që do të largohet nga klubi në muajin korrik.

Ende nuk është arritur akordi i plotë për të gjitha kushtet për largimin e tij, por ai do të largohet nga PSG këtë verë.

Kylian ende nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tij për PSG, por është e sigurt se ai do të largohet.

Mbaron gjithçka mes Mbappes dhe PSG.