Ministri i Mbrojtjes

Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka zhvilluar ministri, Ejup Maqedonci me homologun e tij Italian, Guido Crosetton.

Siç njofton kjo ministri, në këtë takim miqësor, u bisedua rreth situatës së sigurisë në vend, si dhe format se si mund të zgjerohet bashkëpunimi në fushën e shkollimit si dhe trajnimit të ushtarakëve, e po ashtu në fushën e industrisë së mbrojtjes.

“Me këtë rast, ministri Maqedonci kërkoi mbështetjen e Italisë në proceset për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, ku ministri Crosetto konfirmoi mbështetjen e pakursyer të Italisë”.

Tutje në komunikatë thuhet se të dy u dakorduan se Integrimi i Ballkanit në BE dhe në NATO do të krijonte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme.

“Ministri Maqedonci e falënderoi homologun e tij, për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke qenë shteti me pjesëmarrjen më të madhe të trupave në kuadër të misionit të KFOR-it”.

“Po ashtu, delegacioni italian u njoftua rreth mbështetjes që Kosova është duke i ofruar Ukrainës, përmes ofrimit të trajnimeve dhe dhurimit të automjeteve taktike e municioneve që pritet të dërgohen së shpejti”.

BONUS VIDEO| Këshilli Drejtues i PDK-së votoi kryesinë e re, i jep mbështetje Hamzës si kandidat për kryeministër