Euro 2024

Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre – të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Zvicra ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të Euro 2024, duke e mposhtur Hungarinë me rezultat 3-1.

Pas ndeshjes kishte një takim mes lojtarëve dhe familjeve të tyre, ku festuan fitoren, ndërsa nuk munguan as puthjet dhe përqafimet.

Bashkëshortja e Granitit, Leonita dhe babai i tij Ragip janë ulur në tribunë duke e pritur kapitenin e skuadrës që u zgjodh lojtar i ndeshjes dhe ishte duke dhënë intervista.

Edhe Renato Steffen, u pa me gruan e tij shqiptare, Qëndresën dhe fëmijët e tyre.

Atmosfera sipas mediave zvicerane ka qenë shumë e mirë dhe lojtarët morën energjinë e duhur pas këtij takimi.