Lista Srpska voton ligjin kundër të cilit protestuan veteranët e UÇK-së

Deputetët nga Lista Srpska kanë votuar pro miratimit në parim të ligjit që përcakton pagën minimale, ku nuk u përfshinë veteranët e UÇK-së, e të cilët javën e kaluar protestuan para Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjim që përcakton pagën minimale. 68 deputetë morën pjesë në votim, por ka pasë gjashtë abstenime dhe asnjë votë kundër

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se të gjitha debatet kanë përfunduar për këtë çështje dhe se s’do t’i kthehen edhe njëherë.

Megjithatë, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, mori fjalën para votimit për të propozuar heqjen e tij nga rendi i ditës dhe që projektligji të kthehet prapë në Qeveri